Kontrata shndërrohet në çështje, ylli i Egnatias dënohet në stol

Soumaila Bakayoko është shndërruar në çështje te skuadra e Egnatias. Ndërsa më parë ishte lokomotiva që tërhiqte ekipin drejt fitores, në dy ndeshjet e fundit ai është lënë në stol. Arsyeja?

Burime të besueshme tregojnë për Newsport.al që shtatlartit i është ofruar rinovimi i kontratës. Por, një gjë të tillë ai nuk e ka pranuar. Te gjendur para një fakti të tillë, drejtuesit bashkë me stafin teknik kanë preferuar ta lënë në stol.

Edhe sot ndaj Partizanit, ai nuk u aktivizua. Edhe pse rrogozhinasit duken se nuk e kanë luksin aktualisht të lenë të tillë lojtarë në stol, stafi drejtues ka marrë vendim ta “shpërblejë” në këtë mënyrë për mosrinovimin e tij.

Lajme të tjera |  Vetëm 2 fitore në 6 ndeshje, Shqipëria kërkon të kthejë “pllakën” përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us