Përfundon tubimi i opozitës/ “Protesta e radhës…” Berisha: Ashtu si ‘Lubinë”, do të përcjellim edhe Ramën!

Kreu i PD Sali Berisha në përfundim të protestës, theksoi se shumë shpejt pritet të ketë një tjetër protestë.

“Tani na pret kryengritja tjetër. Edi Rama vrimën e miut. Nuk ke ku futesh. Protestën e radhës do t’ua njoftojmë shumë shpejt. Do jetë forma që ta tmerrojë më shumë Ramën. Kërkonte vetëmbrojtjen në bankën e akuzës. Siç përcollëm Lubinë do përcjellim Ramën. Sot prania e të rinjve ishte kampion, ata ishin e vërteta, ata ishin balli i lirisë. Për trashëgiminë  e Enver Hoxhës kam zero respekt dhe preokupim . Pyeta cfarë ndodhi më thanë ca njerëz me kostume të murrme dhe uniforma të policisë kriminale, u thotë se këtu banon Rama. Dhe ata iu kthyen. Ata fishekzjarrë ishin kundër Ramës. Në fakt Edi Rama nuk banonte aty , banonte te vila e Mehmet Shehut se i sqarova. Gjenialiteti i opozitës është të organizojë protesta me jehonën më të madhe dhe më të shumëllojta. Kjo ishte një protestë e veçantë, kurrë Tirana nuk ka njohur marshim 3 orë. Ja pra ku janë, janë të gatshëm të nisen me mua në Surrel. Por gjërat kanë planifikimin e tyre, jo pa plan. Kur bëhet plani e nisim dhe e bitisim. Punonjësit kanë kapur një person që kanë vendosur një pajisjes por cfarë është nuk mund të flas sepse duhet të shihet. Por më thanë që është e kushtueshme”, tha ai.

Lajme të tjera |  Marjana Koçeku rrëfen largimin nga PS: Protesta më bindi, nuk ndihesha më pjesë e kësaj force politike

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us