Izolimi i juglindjes prej 11 ditësh, Rama inspekton me “sy të lirë” aksin Librazhd-Prrenjas: E shkaktoi shiu!

Kryeministri Edi Rama ishte sot për një inspektim në ndërtimin e Korridorit të VIII, ku u ndal në shembjen e ndodhur te “Arra e Gurrës“, që paralizoi për 11 ditë juglindjen.

Ai u shpreh se fajtor për atë që ndodhi ishin kushte atmosferike dhe shirat e vazhdueshëm që shkaktuan rrëshqitjen dhe jo gërryerja e shtratit të lumit.

Edi Rama: Tollovia që u shemb rruga nga punimet, është një manipulim dhe perversitet i madh sepse këtu jemi në aksin e vjetër, aksi i ri nuk është ndërtuar ende. Ajo atje është një rrëshqitje e shkaktuar nga faktori gjeologjik i ngarkuar nga shirat. Kriminale në lidhje me publikun, por kur ka zhurma të mëdha duhet të presësh të bjerë fryrja e madhe e një plage për ta adresuar pastaj, ndryshe nuk të dëgjon njeri, është një plagë e kësaj natyre ku mjafton të vish ta shohësh dhe kupton ku je dhe se nuk ka dorë njeriu ta shkaktojë nga paaftësia.
Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us