Protesta para Kryeministrisë, procedohet penalisht Adriatik Lapaj dhe dy aktivistë

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për kreun e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj dhe dy aktivistë të kësaj force politike, të cilat prej afro 3 muajsh po protestojnë para Kryeministrisë.

Policia bën me dije përmes një njoftimi se Lapaj akuzohet për tre vepra penale, “Pushtimi i tokës”,

 “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, thuhet në njoftim.

Lajme të tjera |  "Mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!"/ Rakipi pyet troç Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us