Vota e Spiropalit dhe Xhafajt munguan për imunitetin e Ballukut, Rama mesazh për Ballën: Të kuptojë…

Në votimin në Parlament ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, dy deputetë Fatmir Xhafaj dhe Elisa Spiropali nuk morën pjesë në votim.

I pyetur nga gazetarët për arsyen e mungesës, ai tha se i takon kryetarit të Grupit Parlamentar të kuptojë arsyet e mungesës.

“Nuk merrem me këtë punë, është kryetari i grupit që ka detyrë  të dëgjojë dhe  të kuptojë arsyet e mungesave”, tha Rama.

Rama më tej u shpreh se për rastin e Ballukut, “nuk ka kusht për të ngritur dorën dhe për të arrestuar një person që nuk akuzohet për korrupsion. Parlamenti ka të drejtë të shikojë nëse përmbushen apo jo kushtet. Nuk ka akuzë për korrupsion”.

Lajme të tjera |  “Luftë hibride” - Erion Braçe "replikon" me Ramën: Duhet të na sqarosh sepse jemi në tokën e Shqipërisë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us