VIDEO/ Juventus ndryshon “marsh” në kampionat, mposht Udinesen në transfertë dhe “ëndërron” për Champions League

Juventus ka fituar në transfertë përballë Udinese, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A italiane. Sfida e zhvilluar në “Bluenergy Stadium – Stadio Friuli”, përfundoi 0-1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi anësori, Jeremie Boga. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 38-të, falë një asisti të marrë nga talenti turk Kenan Yildiz.

Kështu, “Zonja e Vjetër” ngjitet në vendin e 4-t (zonë Champions League) me 53 pikë, 2 më shumë se Como, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Në krahun tjetër Udinese me 36 pikë renditet e 11-ta.

Goli i Boga (Udinese 0-1 Juventus)

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us