VIDEO/ Lajm i keq për Silvinjon, shikoni momentin kur dëmtohet golashënuesi kryesor i Kombëtares

Rei Manaj u largua i dëmtuar në ndeshjen e sotme mes Sivasporit dhe Umranijespor. Manaj ndjeu shqetësim në minutën e pestë, pas një aksioni ku fitoi goditje këndi.

Screenshot 2026-03-15 132453

I shqetësuar u largua nga fusha e lojës, duke qenë se nuk mund të vazhdonte. Kujtojmë se sulmuesi shqiptar kishte shfaqur probleme edhe në stërvitje, megjithatë vendosi të sakrifikojë sot për ekipin.

Aktualisht Manaj është edhe golashënuesi kryesor i Kombëtares. Askush tjetër që është në dispozicion të Silvinjos, nuk ka shënuar më tepër gola me fanellën kuqezi.

Dëmtimi i Rei Manajt: (VIDEO)

Lajme të tjera |  Rikthehet Armando Broja, sulmuesi i Shqipërisë e konfirmon në rrjetet sociale (POSTIMI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us