CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern Munich i “detyruar” të zbresë në fushë, Barcelona e favorizuar në shtëpi dhe Liverpool kërkon përmbysjen e madhe (NDESHJET E SOTME)

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen katër ndeshjet e fundit të vlefshme për fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League. Sfida mjaft interesante do të luhen, të cilat vlen të theksohet se janë të kthimit.

Duke nisur prej orës 18:45, Barcelona do të presë në shtëpi Newcastle. Sfida e parë përfundoi në barazim 1-1, ndërsa sonte në “Spotify Camp Nou”, do të vendoset çerekfinalisti.

Ndërsa, në orën 21:00, do të luhen 3 sfida të tjera mjaft të bukura. Liverpool do të kërkojë që në shtëpi të përmbysë humbjen 0-1 ndaj Galatasaray në sfidën e parë. Ndërkohë që Tottenham dhe Atletico Madrid, do të luajnë një duel që pothuajse është vendosur në ndeshjen e parë, pasi madrilenët fituan 5-2.

Lajme të tjera |  Në prag të Botërorit, Xherdan Shaqiri “braktis” Zvicrën për Shqipërinë (FOTO)

Në ndeshjen tjetër, por jo në më pak të rëndësishmen, Bayern Munich luan në “Allianz Arena” përballë Atalantës, të cilët në Bergamo i mposhti 6-1. Me kualifikimin në “xhep”, bavarezët zbresin sonte për një tjetër rezultat pozitiv, teksa në fazën çerekfinale i pret Real Madrid.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us