Balla pas vizitës në Berlin: Do rrisim investimet gjermane në Shqipëri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka vlerësuar lart marrëdhëniet mes Shqipëria dhe Gjermania pas një vizite zyrtare në Berlin sëbashu mr Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe një grup deputetësh të mazhorancës dhe opozitës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se do rrisim investimet gjermane në Shqiperi dhe se Gjermania ka qenë ndër partnerët më të rëndësishëm të Shqipërisë gjatë 35 viteve të fundit, duke u renditur e para për mbështetjen e drejtpërdrejtë ndaj vendit. Ai theksoi se aktualisht marrëdhëniet mes dy shteteve janë në nivelin më të lartë historik, duke reflektuar një bashkëpunim të konsoliduar në shumë fusha.

Sipas Ballës, të dy vendet bashkëpunojnë ngushtë edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare ku janë anëtare, ndërsa Gjermania mbetet një nga mbështetëset kryesore të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimi Evropian.

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

Balla nënvizoi gjithashtu se në vijim pritet të rritet prania e kompanive gjermane në Shqipëri, duke e konsideruar këtë një tregues të rëndësishëm të besimit ekonomik dhe forcimit të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us