Ernest Muçi do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare për “play-off” e Botërorit 2026, pasi dje u bë e ditur prezenca e tij në listën e “skicuar” nga Sylvinho. Por, pas kësaj ftese, është zbuluar një prapaskenë në Turqi.
Sipas gazetarit turk Hasan Tuncel, i cili punë pranë klubit nga Trabzoni, në merkaton e janarit këta të fundit kanë refuzuar një ofertë të majme për Muçin. Emri i klubit që e dëshironte shqiptarin nuk është bërë i ditur, por mësohet se janë ofruar plot 12 milionë euro.
Kjo shifër i është ofruar Trabzonspor në janar, por klubi turk e ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë. Kujtojmë se këtë sezon, Muçi po bën mjaft mirë në Superligën turke, pasi me fanellën e Trabzonspor ka shënuar 13 gola e asistuar në 8 të tjerë.





