VIDEO/ Sulmuesi i Shqipërisë “shpërthen” në kampionatin italian, i shënon GOL edhe Interit

Flavio Sulejmani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Lazio U20 po fiton në transfertë përballë Inter U20. Sfida e vlefshme për javën e 31-të të kampionatit, është momentalisht 0-2.

Ishte pikërisht sulmuesi që ka dy ndeshje me Kombëtaren shqiptare U21, ai i cili shënoi golin e dytë për të tijët. Sulejmani e tundi rrjetën në minutën e 17-të të ndeshjes, falë edhe një pakujdesie të mbrojtjes kundërshtare.

Kështu, 20-vjeçari shkon në kutoën e 13 golave sezonal. Gjithashtu, Sulejmani numëron edhe 4 asiste.

Goli i Flavio Sulejmanit

Lajme të tjera |  Po tërheq vëmendje me Red Bull New York në MLS, talenti finalizon debutimin e shumëpritur te Shqipëria! Reagon Adri Mehmeti

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us