Europa mbërthehet nga moti i keq, Gjermania, Anglia dhe Franca mes acarit dhe përmbytjeve

Moti i keq po vijon të shkaktojnë probleme rreth Europës. Në Danimarkë, bora dhe shiu po zëvendësohen nga ngrica therëse, me autoritetet që paralajmërojnë qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në makinë për shkak të rrugëve të rrezikshme.

Banorët e qytezave buzë lumenjve në Angli u goditën nga reshjet e dendura që përfshinë Europën këtë javë dhe përmbytjet paralizuan shërbimin hekurudhor. Një stuhi e fuqishme me erëra shkatërruese zhyti në ujë mbi 1 mijë banesa dhe biznese. Në Gloucester në jug të Anglisë, uji përmbyti godina, automjete dhe toka bujqësore ndërsa rrugët u kthyen në lumenj. Qindra paralajmërime për përmbytje janë në fuqi dhe sipas agjencisë së mjedisit, impakti mund të zgjasë edhe për 5 ditë të tjera.

Lajme të tjera |  Nis protesta e 5-të radhazi, qytetarët protestojnë sërish te Kryeministria me thirrjen slogan: Rama n’burg, Berisha n’burg

“Është një makth. Një makth i tmerrshëm. Jemi gjithë kohës në lëvizje, duke kontrolluar dyert, duke vëzhguar gjithçka, por nuk mund të bëjmë asgjë. Tualetet e as lavamanin nuk i përdorim dot”, tha një banore.

Rritja e nivelit të ujit po rrezikon shembjen e digave në pjesë të Gjermanisë veriore, e prekur prej ditësh nga reshjet e dendura. Autoritetet kanë mobilizuar vullnetarë nga shërbimet e mbrojtjes civile dhe miliona thasë me rërë janë shpërndarë në zonat e goditura.

Në Francë, temperaturat pritet të ulen drastikisht gjatë ditëve të ardhshme, dhe pas përmbytjeve banorët e rajonit të Pas-de-Calais janë të shqetësuar për acarin. Nëse niveli i ujit nuk do të reduktohet mjaftueshëm, ngricat mund të shkaktojnë dëme masive në banesat e përmbytura.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Nëse ngrin, do të jetë katastrofë. Gjithçka do të lëvizë, muret do të çahen, gjithçka”, thotë një banorë në Montreuil-sur-Mer, ku njerëzit po bëjnë të pamundurën për të mbrojtur shtëpitë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us