Surprizon Sylvinho me Jasir Asanin nga Polonia, trajneri i Kombëtares zgjedh 23 lojtarët e gatshëm për supersfidën e mbrëmjes

Jasir Asani, Klisman Cake dhe Nazmi Gripshi do ta ndjekin ndeshjen ndaj Polonisë nga tribuna. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga Varshava teksa gazetari Gentjan Alinani raporton se braziliani nuk e ka preferuar mëngjërashin për ta pasur të gatshëm.

Mungesat e minutave për shkak të luftës në Iran dhe rikthimi në Shqipëri, me sa duket e kanë penalizuar. Ndërkaq, krahas tij në tribunë do të qëndrojnë dhe Klisman Cake me Nazmi Gripshin.

Kujtojmë që ndeshja Poloni – Shqipëri do të luhet sonte ne orën 20:45 dhe pritet me padurim për te parë nëse kuqezinjtë tanë do të shkojnë në finalen e Play Off të Botërorit “Amerikë 2026”.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us