Berat Gjimshiti “harron” humbjen në Varshavë, kapiteni feston “shifrën jubile” me Kombëtaren pas sfidës me Poloninë

Ndeshja me Poloninë e humbur në Varshavë me rezultatin 1-2, shkaktoi zhgënjim dhe mërzi te Kombëtarja shqiptare e cila i dha lamtumirën “ëndrrës amerikane” drejt Botërorit 2026.

Mirëpo, pas kësaj disfate, ka një arsye për të gëzuar në kampin kuqezi dhe bëhet fjalë pikërisht për kapitenin Berat Gjimshiti. Shtatlarti i mbrojtjes luajti ndeshjen e 70-të me Shqipërinë, një shifër jubile që tregon se sa i rëndësishëm ka qenë 33-vjeçari në formacionin e fiksuar nga trajneri Sylvinho.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale dhe këtë moment të veçantë për lojtarin që aktivizohet në kampionatin italian te Atalanta, duke uruar Gjimshitin për këtë arritje personale.

Lajme të tjera |  “Është bukur të shohësh Spanjën teksa luan”, ish-trajneri i Kombëtares, Reja analizon finalen e Botërorit: Argjentina? Ata u përpoqën të...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us