Pasojat e ndeshjes, polakët “zbulojnë” se Shqipëria luajti me… 12 lojtarë

Polonia nuk ishte në ditën e saj dje, ndërsa Shqipëria ishte pranë kualifikimit historik. Avantazhi 0 me 1 në pjesën e parë, pas golit të Arbër Hoxhës, shtoi shpresat se kuqezinjtë do të shkonin në finale të “play off” për Botërorin. Në fund, polakët fituan 2 me 1 përmbysje.

Screenshot 2026-03-27 172908

Mediat në Poloni nuk janë kursyer, edhe pse triumfuan. Mati Kesh ishte një ndër lojtarët më të kritikuar, ndërsa luajti si mesfushor i djathtë në rreshtimin 3-5-2.

Për futbollistin e Aston Vilës është shtuar në përshkrim se dukej si lojtari i 12-të i Shqipërisë në pjesën e parë.

Vlerësimi i “SportweFakty”:

Mati Kesh- 5. Disa herë në pjesën e parë, dukej si lojtari i 12-të i Shqipërisë, veçanërisht në zonën tonë të penalltisë. Kundërshtarë të nivelit më të lartë do të kishin kthyer të paktën një rast nga dhuratat e tij në gol. Fatmirësisht, ai shmangu një gabim të njëjtë në pjesën e dytë. Gjithsesi, mund të presim më shumë nga ai në sulm.

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us