Dështimi i paralajmëruar i Kombëtares? Çfarë deklaroi ndihmësi i Silvinjos para ndeshjes me Poloninë

Shqipëria u largua me trishtim nga faza “play off” e Botërorit. Kuqezinjtë u mposhtën 2 me 1 nga Polonia, ndërsa ishin në avantazh pas pjesës së parë. Goli i Arbër Hoxhës bëri që ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo të mendonte se meritonte më shumë.

bandicam 2026-03-27 14-05-23-076

Dështimi i Kombëtares ndërkohë duket se u paralajmërua pasi vetë ndihmësi i Silvinjos, Pablo Zabaleta, u shpreh se nga çfarë duhet të kishin kujdes. Po ashtu komentoi lënien në stol të Ernest Muçit dhe Anis Mehmetit.

“Ndonjëherë duhet të bësh zgjedhje teknike, veçanërisht të qëndrosh me ato lojtarë që kanë qenë me ne shumicën e kohës. Muçi humbi ndeshjet e fundit te kombëtarja për shkak dëmtimi, Mehmeti është kthyer te kombëtarja pas një kohe të gjatë. Në këto ndeshje ndonjëherë, dëshiron t’i besosh lojtarëve që kanë qenë bashkë. Kjo skuadër luajti së fundmi ndaj Anglisë dhe bëri mirë. Menduam se ishte 11-shja më e mirë për mbrëmjen e sotme”, u shpreh fillimisht Zabaleta.

Silvinjo i besoi pikërisht Nedim Bajramit që kishte të preferuar, para Muçit dhe Mehmetit. Dhe rasti i humbur i Bajramit, sapo filloi pjesa e dytë, tronditi kuqezinjtë që mund të kishin fituar siguri. Bajrami u vendos para përgjegjësisë, duke mos pasur minuta me Rejnxhërsin.

Lajme të tjera |  Dikur shkëlqente me Vllazninë dhe Elbasanin, “steka e vjetër” firmos me klubin e Kategorisë së Dytë

Më pas Zabaleta foli pikërisht për goditjet e këndit, nga ku erdhi goli i barazimit të Polonisë. Zëvendëstrajneri u shpreh se ata duheshin shmangur, ndërkohë ishte Levandovski që riktheu baraspeshën në minutën e 63-të.

Zabaleta u shpreh: “Në çdo korne dhe goditje standarde, duhet të mbrojmë mirë. Janë të fortë në ajër, duhet të jemi plotësisht të përqëndruar. Të mos bëjmë faulla të panevojshëm rreth zonës, të shmangim kornet. Duhet të jemi të zgjuar. Të mbrojmë topat me përqëndrim, të shmangim kornet dhe faullat pranë zonës”.

Rasti i humbur i Bajramit dhe dalja e gabuar e Strakoshës te goli i parë i Polonisë, i kushtuan shumë Shqipërisë. Dhe pse stafi i Kombëtares ishte në dijeni të situatës me Bajramin, sërish preferoi të mos ndryshonte formacionin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us