Ukraina ka dalë kokulur nga fusha e lojës në ndeshjen play-off të Botërorit 2026 përballë Suedisë e mundur me shifrat 3-1, edhe pse cilësoheshin favoritë për të vazhduar më tej në finalen e madhe. Tani Ukrainën e pret miqësorja që nuk do të dëshironte askush, ajo me Shqipërinë që ishte humbësja e çiftit tjetër gjysmëfinal të grupit.

Por ukrainasit premtojnë “luftë” në atë duel, për të shlyer disi gabimin e madh që bë në ndeshjen ndaj Suedisë e që i la jashtë Botërorit.
“Është e vështirë për mua të them çdo lloj gjëje. Edhe unë do të përsërit atë që tha Mikolenko, jam pak i turpëruar nga një ndeshje e tillë. Jo pak, por thjesht i turpëruar para syve të të gjithë kombit”, tha Grigori Sudakov, mesfushori titullar i Ukrainës dhe një nga lojtarët kryesorë të saj.
“Ishte një numër i madh gabimesh si ekip, individual dhe taktik. Ne kemi pësuar gola të lehtë, pas 0-2 ishte e vështirë. Gyokeres? Një lojtari të klasit të tillë iu dhanë tre mundësi dhe i shënoi në të gjitha. Ne kishim disa raste, por… është e vështirë të gjesh fjalë.
Motivimi për miqësoren? Të luash për ekipin kombëtar është e pabesueshme, një privilegj dhe një ëndërr fëmijërie. Ndaj miqësore apo jo, ne duam të fitojmë dhe të shlyejmë gabimet që bëmë me Suedinë, Duam të luajmë për kombin tonë”, tha Sudakov pas ndeshje.





