Serbëve nuk u del e keqja, sulmojnë Shqipërinë për sfidën në Poloni: “Provokacija”

Serbia akoma është me pasoja nga eliminimi në grupe, ndërsa synohej kualifikimi në Botëror. Shqipëria e mbylli si e dyta duke u vendosur pas Anglisë. Serbët ndërkohë e kishin fokusin dje në Poloni, ku kuqezinjtë po luanin shanset e tyre për të shkuar në finale të “play off”.

Pjesa e parë u mbyll 0 me 1 për Shqipërinë. Arbër Hoxha shënoi në minutat e fundit dhe festoi duke treguar shqiponjën. Mediat serbe nuk e pritën aspak mirë festën e sulmuesit shqiptar.

“Provokacija”, u shkruajt nga “Kurir” menjëherë pas pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, Polonia reagoi duke tundur dy herë rrjetën.

Shqipëria nuk i ishte afruar asnjëherë tjetër kaq afër, pjesëmarrjes në Botëror. Tashmë ka mbetur që të luhet edhe një miqësore me Ukrainën për muajin mars.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Thashethemi që po trazon Interin, Kristjan Asllani vetëm 1 minutë larg 5 milionë eurove

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us