E bëri të famshëm Silvinjon, heroi i Euro 2024 u bë “viktima” e madhe e Shqipërisë

Jasir Asani ishte heroi i Shqipërisë në kualifikueset për Europianin 2024. Me tre gola dhe tre asistime kontribuoi në katër fitoret që u grumbulluan te faza e grupeve. Trajneri Silvinjo u bë asokohe mjaft i dashur për tifozët kuqezi.

ASANI

Eksperienca e Asanit me Kombëtaren mori një kthesë të papritur në vitin e kaluar. Trajneri e aktivizoi titullar ndaj Anglisë, në ndeshjen hapëse për kualifikueset e Botërorit. Pas atij momenti, janë luajtur tetë ndeshje zyrtare ku sulmuesi nuk ka fituar asnjë minutë.

Madje dje Asani përfundoi në tribunë, për herë të parë nga Silvinjo. Kujtojmë se me brazilianin në krye, deri me Anglinë, Asani është aktivizuar në çdo ndeshje.

Sfidat e fundit ku është aktivizuar janë miqësoret me Gjibraltarin dhe Jordaninë. Asani madje shënoi ndaj Gjibraltarit.

Lajme të tjera |  “Është bukur të shohësh Spanjën teksa luan”, ish-trajneri i Kombëtares, Reja analizon finalen e Botërorit: Argjentina? Ata u përpoqën të...

Ndryshimi i qasjes së Silvinjos me futbollistin e Kombëtares është i qartë. Asani nuk bën pjesë në planet e trajnerit, që i dha mundësinë e debutimit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us