Silvinjo humbet një tjetër lojtar ndaj Ukrainës, Kombëtarja i bën llogaritë pa yllin e saj

Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen me Ukrainën. Federata Shqiptare e futbollit ka njoftuar së fundmi se mesfushori me tipare sulmuese është i dëmtuar. Kuqezinjtë ndërkohë ndodhen në Valencia duke përgatitur miqësoren e 31 marsit. 

muci

Shqipëria vazhdon të mos përfitojë nga potenciali i Muçit. Silvinjo e ktheu në Kombëtare këtë muaj, por i besoi vetëm disa minuta në fund ndaj Polonisë.

Tashmë mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit. Muçi është një lojtar mjaft i rëndësishëm për Trabzonsporin, që ka objektiva madhorë për këtë sezon.

 

Lajme të tjera |  Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te Shqipëria! Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us