Kandidat për kryebashkiak? Braçe i kërkon KQZ rezultatet e tij elektorale, që nga viti 1992

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ka dërguar një shkresë KQZ, ku kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet, duke nisur nga zgjedhja si deputet për herë të parë në qarkun Berat në vitin 1996. Braçe në kërkesën e doëzuar më 24 mars kërkon që informacionit t’i vihen në dispozicion në numër votash dhe përqindje për secilin vit.

Lëvizja e Braçes ka ardhur disa ditë përpara mbledhjes të Asamblesë Socialiste të Njësisë 5, nga ku depiteti shprehu dëshirën për mundësinë e kandidimit për postin e kryebashkiakut të Tiranës në 2027. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ogerta Manastirliu do të jetë kandidatja e PS, kurdo që do të mbahen zgjedhjet në Tiranë.

Lajme të tjera |  Shtyhet gjyqi! Veliaj dhe Xoxa mungojnë në GJKKO, edhe avokati Ndreca nuk paraqitet, gjobë 50 mijë lekë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us