UEFA e bllokoi në mars, Shqipëria humbet talentin e Totenhemit! Sulmuesi ndryshon kombësi

Shqipëria ka humbur shërbimet e një talenti 18-vjeçar. Bëhet fjalë për Leon Myrtajn, që zgjodhi të përfaqësojë Hungarinë ndërsa më parë regjistronte paraqitje me ekipet e moshave të Shqipërisë.

Screenshot 2026-04-02 145103

Myrtaj luan në krahun e majtë të sulmit, dhe nga Shqipëria u raportua largimi për shkak të pakënaqësive për trajtimin ndaj tij. Nga Hungaria ndërkohë është njoftuar që tashmë ka ndryshuar kombësi, ndërsa UEFA akoma nuk i kishte aprovuar lejen për të luajtur në mars dhe pse u ftua.

“Leon Myrtaj ka ndryshuar kombësinë e tij, duke lënë Shqipërinë për Hungarinë. Anësori i lindur në vitin 2008, u përzgodh për ndeshjet kualifikuese për Europianin U-19 në mars, por UEFA nuk e lejoi të luante në tri sfidat.

Tashmë është stërvitur disa herë me ekipin e parë të Totenhem dhe gjithashtu ka debutuar me ekipin e tyre U-21 në këtë sezon”, shkruan “Wonder Kids Hungary”.

Lajme të tjera |  “Është bukur të shohësh Spanjën teksa luan”, ish-trajneri i Kombëtares, Reja analizon finalen e Botërorit: Argjentina? Ata u përpoqën të...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us