E trishtë/ U komandua pas arratisjes së Altin Ndocit, ndërron jetë drejtori i burgut të Durrësit!

Është ndarë nga jeta drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës, Etmond Llabani.

Ai kishte marrë detyrën në këtë institucion pas arratisjes së Altin Ndocit, duke u komanduar në krye të burgut në një moment të ndjeshëm për sigurinë.

Më herët, Llabani kishte mbajtur edhe detyrën e drejtorit në burgun e Peqinit.

Në janar të këtij viti, pak kohë pasi mori detyrën në Durrës, ai pësoi një hemorragji cerebrale, gjendje që ndikoi rëndë në shëndetin e tij. Pavarësisht përpjekjeve, ai nuk arriti të mbijetojë.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us