“Shqipëria shumë shpejtë në probleme, nuk do marrë më lojtarë nga Kosova”, ish-trajneri flet edhe të ardhmen e brazilianit: Për çfarë duhet shkarkuar Sylvinho?!

Ish-trajneri shqiptar i Kosovës Faruk Statovic, tashmë pa ekip, pjesë e panelit në emisionin “Dueli Sportiv”, ka komentuar situatën te Shqipëria. Më tej, Statovic ka dhënë parashikim aspak optimist për kuqezinjtë, teksa foli edhe për trajnerin Sylvinho:

“Brenda një kohe shumë të shkurtër, Shqipëria do ta ketë një problem. Ata janë mësuar që Kosova t’i çojë lojtarë dhe i kanë marrë shumë lehtë. Me suksesin e Kosovës, ata nuk do mundin të marrin më lojtarë.

Nëse i rikthehemi suksesit të Shqipërisë, në përbërje kanë qenë 5-6 kosovarë. Edhe tani është kjo gjë. Uroj që ata të kenë lojtar të ri, por nuk po shoh të vijnë si tek ne.

Nuk mendojë se Sylvinho duhet shkarkuar. Për çfarë duhet shkarkuar?! Çfarë mund të bëjë trajneri më shumë, se sa i bëri Sylvinho Polonisë?!”

Lajme të tjera |  Dikur shkëlqente me Vllazninë dhe Elbasanin, “steka e vjetër” firmos me klubin e Kategorisë së Dytë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us