VIDEO/ Gol me “aromë” titulli! Klaus Gjasula bën bomberin në Gjermani, tund rrjetën në misionin për t’u ngjitur një kategori më lart

Klaus Gjasula është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Roit Weiss Essen ka fituar në shtëpi përballë Ingolstadt. Sfida e vlefshme për javën e 33-të të Bundesligës 3, përfundoi 4-1.

Ishte Gjasula ai që u bë protagonist në golin e tretë për të tijët, në minutën e 91-të të sfidës. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare lëshoi një goditje të bukur, e cila falë devijimit të një kundërshtari shkoi në rrjetë.

Kështu, Gjasula i dha “dorën” e tij ekipit në misionin për t’u ngjitur një kategori më lart, Bundesligë 2. Kështu, Essen shkon në kuotën e 64 pikëve në vendin e dytë.

Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us