Dash Sula flet për zjarrin që “përpiu” pallatin e “Arlis”: Kambanë alarmi për ne. Do kontrollohet çdo ndërtim

Pasditja e së martës u trondit nga zjarri masiv që përfshiu pallatin e kompleksit “Arlis” duke shkrumbuar totalisht 30 apartamente, ndërkohë inspektimi mbi shkaqet ende nuk ka përfunduar dhe nuk ka një raport për dëmet e lëna pas.

Teksa tashmë prokuroria dhe policia e kryeqytetit pas arrestimit të 4 personave, dhe procedimit penal të 4 të tjerëve, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij zjarri.

Ndërkohë që kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula është shprehur se të gjitha ndërtimet e reja do të kalojnë në filtër.

“Kambanë alarmi për ne. Përveç pikëpamjes formale të lejes kateve do shihen edhe materialet. Do përcaktohet metodologjia e kontrollit të çdo ndërtimi, dhe kjo do të jetëe një detyrë shumë e rëndësishme të cilën do t’ia ngarkojmë me akt të posaçshëm IKMT-së”, u shpreh Dashnor Sula për Top Channel.

Ai shtoi se do të nisë inspektim edhe për subjektet që ushtrojnë aktivitet në pallate dhe përdorin bombola gazi apo oksigjeni.

Lajme të tjera |  Rama nga Mali i Zi: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja!

“Raste kur subjektet mbajnë bombola oksigjeni gazi. Nëse i kanë vendosur në vende që përbejnë rrezik, do duhet t’i vesh sipas rregullave në fuqi” shtori Sula.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us