A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund

Ish-deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar fitoren e opozitarit Magyar në Hungari pas 16 viteve në pushtet të ish-kryeministrit Orban, u shpreh se ka shpresë se kjo mund të ndodhë edhe në Shqipëri, por vetëm nëse dalin liderë të rinj, sepse vetëm PD dhe Berisha nuk e sjellin rrëzimin e Ramës.

“Ka elementë nga zgjedhjet e Hungarisë që në Shqipëri janë të vlefshëm. Ore a është populli shqiptar, a e ka këtë shkallë emancipimi? Hungaria ka tjetër traditë, rezistencë ndaj të keqes.

Edhe këtu mund të ndodhë, se edhe këtu është tepruar aq shumë, por duhet një alternativë. Atje doli një i ri.

Lajme të tjera |  "Tani jam në pension” - Ish-deputeti demokrat tregon si e flakën nga PD: U përplasa ashpër me Flamur Nokën

Ti thua e djathtë, e majtë. Këtu nuk ka të djathtë dhe të majtë.

Unë këtu e kam shpresën, që këtë që është në Tiranë, qytetarët të thonë të ikë ky, dhe ta thonë edhe nga e majta. Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën kjo ka marrë fund.

Duhet të dalin 2-3 Magyar të rinj, siç ka ndodhur atje. Të ikë ky që është në pushtet, por ka me këtë formulë që të ketë faktorë të rinj në fushë. Nëse vazhdon lufta Rama-Berisha, është kot”- tha Shehi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us