Sezoni më i mirë në karrierë, gjigantët e Greqisë i “përulen” Thomas Strakoshës me flamurin shqiptar (POSTIMI)

Skuadra e AEK-ut është në rrugën e duhur për të fituar Superligën greke, pas 2 vitesh mungesë. Tashmë në fazën “Play-Off”, verdhezinjtë e Athinës grumbullojnë 66 pikë pas 28 javësh, 5 më shumë se Olympiacios ndjekës, ndërsa kanë mbetur deri në përfundim edhe 4 javë.

Portieri i Kombëtares Thomas Strakosha, po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë, pjesë e AEK-ut. Gjatë këtij edicioni, ai e ka ruajtur portën e paprekur në 21 raste përgjatë 40 prezencave, statistika që nuk i ka arritur më parë në raport ndeshjesh.

Klubi i AEK në postimin e radhës në rrjetet sociale, ka vendosur në qendër portierin Thomas Strakosha, teksa demostrohet qartë flamuri shqiptar në dorezat e 31-vjeçarit. Detaji i tillë ka bërë bujë edhe në mediat greke. Me Kombëtaren, Strakosha regjistron 47 prezenca, titullar absolut prej vitit 2023.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani vlerësohet më lart se të gjithë! Pas tij vijnë portieri Sherri e Mario Mitaj, ndeshje pozitive edhe për ish-in e Partizanit (NOTAT)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us