Ish-presidenti Meta kërkesë GJKKO-së: Procesi të transmetohet ‘live’!

Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish Presidenti, Ilir Meta i është drejtuar me një kërkesë publike Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar që të transmetohen live seancat ndaj tij.

Kjo kërkesë e ish Presidentit vjen teksa të hënën, më 27 prill, do të nisë gjykimi në themel për dosjen në ngarkim të tij, ish bashkëshortes Monika Kryemadhi dhe tre personave të tjerë të marrë të pandehur

Sipas tij, “transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik”.

“Në respekt të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë bashkëkombasve, kudo që ndodhen, të cilëve u kam shërbyer me përkushtim, përgjegjësi maksimale dhe ndjenjë të thellë patriotizmi në detyrat më të larta shtetërore (President i Republikës, Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministër), i drejtohem sot Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën publike për të garantuar transmetimin e drejtpërdrejtë (live) të të gjithë këtij procesi, nga seanca e parë, të hënën, më datë 27 prill 2026 dhe deri në fund. Në funksion të informimit publik, të gjithë gazetarëve dhe mediave të interesuara duhet t’ju garantohet sinjali i transmetimit (live). Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se Meta është në qelinë e paraburgimit 313 në Tiranë që prej tetorit 2024.

Ish-presidenti i Shqipërisë po hetohet për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.

Lajme të tjera |  "Ose të hedhin Ramën nga kati i tretë ose të hyjnë në politikë..." - Demalia tregon si mund të rrëzohet qeveria nga protestuesit

Të pandehur në këtë dosje janë marrë edhe ish deputetja Monika Kryemadhi, nëna e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, ish-kreu i AKEP Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, një financuese e LSI-së.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us