Kanë përfunduar 3 ndeshjet e “Play-Off” në Kategorinë e Dytë. Sopoti ka mposhtur me përmbysje Tërbunin e Pukës (Grupi A).
Edhe pse u gjendën në disavantazh pas 6 minutash lojë, skuadra librazhdiote ia dolën të fitojë 3 – 1. Shiroka “theu” Erzenin në stadiumin “Reshit Rusi”, 2 – 1 (Grupi A).
Në këtë takim, nuk munguan kartonët e verdhë në masë, sikurse edhe i kuqi. Sfidë e dyluftuar rezultojë edhe Butrinti – Maliqi, triumf 2 – 0 për ekipin sarandiot (Grupi B).
Sopoti 3-1 Tërbuni (Aminu 12′, Amoumane 45′, Goçi 60’/Adames 6′)
Shiroka (Albanët) 2-1 Erzeni (Ogungbire 36′, 87’/ Dragoj)
Butrinti 2-0 Maliqi (Kolonja 45′, 58′)





