VIDEO/ Triumf dramatik, një shqiptar eliminon Beshiktashin e Asllanit nga gjysmëfinalja e Kupës

Gjysmëfinalja e Kupës së Turqisë, mes Beshiktashit dhe Koniasporit u mbyll në mënyrën më dramatike të mundshme. Goli i Enis Bardhit nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 98-të, i dhuroi kualifikimin në finale skuadrës mike, teksa shtangi vendasit e Beshiktashit.

bardhi

Titullar në këtë përballje ishte edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristian Asllani, i cili u zëvendësua nga Cerni në minutën e 83-të. Për 30-vjeçarin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi, ky ishte goli i 8-të me fanellën e Koniasporit, në kampionat dhe Kupë, duke u shndërruar në një lider te skuadra e tij, e cila po jeton një ëndërr me kalimin në finale.

Një festë elektrizuese shpërtheu te miqtë në momentin e fitores.

Lajme të tjera |  Dikur shkëlqente me Vllazninë dhe Elbasanin, “steka e vjetër” firmos me klubin e Kategorisë së Dytë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us