Berisha përkujton Skënderbeun në ditën e lindjes dhe sulmon qeverinë: Rama është Hamzai

Sali Berisha ngjiti malin e Krujës për të përkujtuar ditën e lindjes së Skënderbeut.

Kryedemokrati akuzoi Edi Ramën se i ka shkaktuar dëme Shqipërisë më shumë se të gjithë pushtetuesit ndër vite. I frymëzuar nga Gjergj Kastrioti, Sali Berisha ftoi demokratët të vijojnë betejën për largimin e Edi Ramës.

“A nuk është ky një Ballaban, një Hamza? Çfarë mund t’i thuhet këtij? Prandaj dhe nderimi i Skënderbeut për çdo shqiptar të vërtetë është detyrim. Ka edhe detyrime dhe përgjegjësi. Miq, po ta përmbledhim me dy fjalë amanetin e prijësit tonë të pavdekshëm, ai është ky për shqiptarin: kurrë mos u dorëzo!
Ky është frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar.

Lajme të tjera |  “Janë hapur mbi 1 mijë adresa false”/ Karamuço: Protesta në Tiranë po shfrytëzohet nga qarqe të errëta

Ndaj dhe të vazhdojmë ne këtë betejë kundër këtij pushtuesi të egër që ka vendosur mbi shqiptarët një sistem shfrytëzimi kolonial duke vjedhur pasuritë e tyre, duke vjedhur fondet e tyre, duke poshtëruar gjysmën e kombit“, tha Berisha.

Demokratët krutanë kanë lënë pas sherret, pas shkrirjes së degës së Krujës me atë të Fushë-Krujës. Drejtues është Aulon Kalaj, që daljen e tij zyrtare pas zgjedhjes si kryetar e bëri krah Sali Berishës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us