Blerton Isufi nuk mori asnjë minutë dje me Molden, ndërsa ekipi i tij fitoi 2 me 1 ndaj Sandefjord. Mesfushori shqiptar qëndroi në stol në sfidën e vlefshme për javën 11 të kampionatit norvegjez.

Isufi rezulton të ketë mashtruar gjatë kësaj kohe, ndërsa trajneri Alban Bushi i rezervoi ftesë te Kombëtarja U-21. Në një deklaratë të papritur ishte Isufi që u shpreh më vonë se pranon të luajë vetëm me Kosovën.
Alban Bushi dhe Denis Lilo vendosën më pas të publikojnë mesazhet. Bushi tregoi si Isufi kishte gënjyer që klubi nuk e lejon të udhëtojë. Në anën tjetër Lilo kishte mesazhin ku Molde jepte dritën jeshile për t’u larguar sot, pikërisht pas ndeshjes që u luajt dje.
Fillimisht Shqipëria dhe më pas Kosova ranë pre e kësaj situate. Mbetet për t’u parë se ku do vazhdojë e ardhmja e Isufit.





