Egnatia “fërkon” duart për trofeun, Dinamo nuk tërhiqet pas për tre pikët (FORMACIONET E MUNDSHME)

Një tjetër përballje që mund të “vulosë” fatet e këtij edicioni në “Abissnet Superiore” është ajo mes Egnatias dhe Dinamos. Të dyja këto skuadra do të  zbresin në fushën e lojës prej orës 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Përmasat e këtij dueli marrin peshë të theksuar, pasi gara për titullin është mëse e hapur dhe 90 minutat do të jenë ato që do caktojnë se çfarë drejtimi do të marrë trofeu, pasi paralelisht do të luhet dhe Vllaznia – Elbasani.

Për këtë sfidë të rëndësishme, dy trajnerët Ilir Daja dhe Nevil Dede e kanë krijuar tashmë një ide të qartë se cilët lojtarë do të aktivizojnë që nga minuta e parë për marrjen e tri pikëve.

Lajme të tjera |  Futbolli anglez në zi! Ndahet nga jeta ish-sulmuesi, fitoi dy herë “Topin e Artë”

FORMACIONET E MUNDSHME:

DINAMO: Teqja, Meksi, Dita, Ferreira, Aliji, Malomo, Qardaku, Qefalia, Vila, Guindo, Berisha. Trajner: Ilir Daja

EGNATIA: Tandiashvili, Aliev, Poci, Ruci, Fernando, Bakajoko, Xhemajli, Jaime, Kryeziu, Sota, Gruda. Trajner: Nevil Dede

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us