VIDEO/ Egnatia e “artë”! Rrogozhinasit “thyejnë” Dinamon dhe shpallen KAMPIONË në Superiore për herë të 3-të radhazi

Egnatia ka triumfuar përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për Final Four të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 2-0 në favor të rrogozhinasve.

Albano Albanese ishte protagonisti absolut në këtë sfidë. Sulmuesi belg e gjeti si fillim rrugën e rrjetës në minutën 29-të falë një penalltie, ndërsa vetëm 10 minuta më vonë, shënoi edhe të dytin.

Kështu, Egnatia shpallet kampionet e sezonit 2025/2026 të “Abissnet Superiore. Rrogozhinasit e fitojnë titullin për të 3-tën herë në histori dhe për herë të 3-të radhazi.


Egnatia 2 – 0 Dinamo (Albanese 29′, 39′)

“Abissnet Superiore”: Final 4
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitri: Juxhin Xhaja

FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Tandilashvili, Aliyev, Poçi, Fernando, Bakayoko, Albanese, Xhemajli, Jaime, Kryeziu, Sota, Gruda. Trajner: Nevil Dede.
DINAMO: Teqja, Ismaili, Guindo, Vila, Tiago, Mustapha, Malomo, Qefalija, Berisha, Aliji, Manjani. Trajner: Ilir Daja.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Thashethemi që po trazon Interin, Kristjan Asllani vetëm 1 minutë larg 5 milionë eurove

NDESHJA:

90+4′ Përfundon ndeshja, Egnatia fiton ndaj Dinamos dhe shpallet kampione e Superiores.

72′ “Lumë” kartonësh në kampin e Egnatias.

46′ Starton pjesa e dytë.                             

45′ Mbyllet pjesa e parë.
39′ GOOOOOOL EGNATIA! Shënon Albanese.

29′ GOOOOOOL EGNATIA! Shënon Albanese.

6’ Krosim i rrezikshëm në zonën e Dinamos. Egnatia i afrohet golit të avantazhit.

1’ Shkelmohet topi i parë në stadiumin “Elbasan Arena”, nis sfida mes Egnatias dhe Dinamos.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us