“Nuk kërkojmë lirimin e Veliajt sado i padrejtë të na duket ne”, Rama: Edhe Nano e përballoi burgun

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në takimin e organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë për 35 vjetorin e Partisë Socialiste. Rama deklaroi se PS nuk do të kërkojë lirimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pavarësisht se e konsideron të padrejtë situatën e tij.

Edi Rama: Nuk jemi duke kërkuar lirinë për të burgosurin politik Erion Veliaj, se nuk është çështja jonë. Sado e dhimbshme dhe e padrejtë të na duket ne. Ne pikërisht pse jemi këtu për të bërë histori dhe për ti lënë fëmijëve një Shqipëri tjetër kemi një detyrë, detyrën Fatos Nano e kreu më së miri jo vetëm duke përballuar burgun dhe duke dalë me dorën e shtrirë burgosurit të tij. Pa i hapur asnjëherë detit të socialistëve për ta përmbytur Shqipërinë nga e para. Jemi në udhëkryq, jo PS, Shqipëria. Mes së shkuarës dhe të ardhmes. Mes Shqipërisë që kemi pasur kaq shumë vite dhe asaj që kemi misionin t’ja lëmë fëmijëve në BE. ajo në BE kërkon sakrifica, të të gjitha llojeve. Drejtësia e vetmja sakrificë reale që politikanët bëjnë sepse lëshojnë pushtet, lëshojnë një shpatë me rrezikun që t’ju vijë me të drejtë dhe padrejtë.

Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.

Lajme të tjera |  “Ti, komunistuc i vogël, qorra apo çfarë jeni ju”, Strazimiri përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë për protestën, Muçi: Dilni dhe jepuni llogari

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us