VIDEO/ Goli fenomenal i Myrto Uzunit i fut të “dridhurat” Izraelit, Shqipëria tregon “muskujt”

Pak orë para miqësores Shqipëri – Izrael, Federata Shqiptare e Futbollit, ka postuar në rrjetet sociale golin e sulmuesit Myrto Uzuni kundër rivalit të sotëm, e cila përkon me datën 24 shtator, 2022, Liga e Kombeve.

Edhe pse nuk ka një informacion të qartë për formacionin, trajneri i ri, Rolando Maran do përpiqet të ndryshojë “pllakën” e rezultateve te Kombëtarja, pasi vijmë nga 3 humbje radhazi, konkretisht ndaj Anglisë, Polonisë dhe Ukrainës.

Përsa i takon bilancit karshi Izraelit, Shqipëria ia ka dalë të fitoi vetëm në 1 rast, e përkthyer me 5 humbje nga 6 ndeshje në totalë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pjesë e dështimit në finalet e titullit, Vllaznia merr vendimin e PAPRITUR për trajnerin shkodran

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us