Deputeti i PS, Ardit Bido, i është drejtuar opozitës në Kuvend me tone të forta, duke u thënë se për çështjen e protestës së Zvërnecit ata nuk kanë reaguar, deri sa panë se çështja kishte ndjeshmëri publike.
Bido: Në 30 maj ku ishin këta të rreshtave? Mos kishin ndonjë drekë? Si nuk folët? Ju të partisë së opozitës, ju të partive të vogla që nuk lini rast? Ju, teatri, ku ishit? Pse u kujtuat të nesërmen kur pati që kishte sentiment publik? Kush doli dhe foli sot? Këta që dolën në 1 maj, doli dhe foli një kolege që e kam dhe mike, është ajo që dilte në Borsh me flamurin e Spiro Milos dhe kërkonte vota për Belerin. Ku ka luftë më hibride sesa kjo? Kur shihni që qytetarët reagojnë, atëherë kërkoni të fitoni pikë politike. Jeni të pabesueshëm, jeni hipokritë.
Bidos iu përgjigj demokrati Klevis Balliu.
Balliu: Këta që dalin dhe na janë habitur, kanë 14 vite që dhunohen qytetarët nëpër protesta, ka 14 vite që policia është përdorur për të sulmuar qytetarët nëpër protesta dhe nuk ua ka prishur. Arsyeja pse folët kësaj here është se ju doli videoja dhe u përpoqët të fshini krimin tuaj.





