Benfica “zyrtarizon” Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

15 milionë euro. Kaq është shuma që do të derdhë Real Madrid në arkat e klubit të Benficës për të afruar në stol Jose Mourinhon.

Kështu shkruan në një komunikim për mediat, vetë gjiganti portugez, që shkruan se trajneri do të zyrtarizohet tek “Mbretërorët” në momentin që Florentino Perez do të fitojë zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 7 qershor.

Vlen për t’u rikujtuar se Mourinho ka dhënë tashmë miratimin e tij për dy blerjet e Denzel Dumfries dhe Ibrahima Konate, të cilët do të kompletohen në momentin që tekniku portugez do të prezantohet si trajneri i ri i ekipit.

Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të

Komunikata zyrtare e klubit të Benficas

 

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us