VIDEO/ “Bisha” Haaland bën të tijën, Norvegjia kalon Bregun e Fildishtë mes spektaklit të 3 golave dhe vazhdon rrugëtimin në Botëror

Një gol i shënuar nga Erling Haland në minutat e fundit të ndeshjes, i ka dhënë Norvegjisë suksesin 2-1 përballë Bregut të Fildishtë dhe i ka siguruar kalimin në fazën tjetër të turneut.

bandicam 2026-06-30 20-46-00-968

Skuadra norvegjeze përballej me afrikanët të cilët ishin debutues në këtë pikë të sezonit, pasi asnjëherë më parë nuk kishin kaluar grupet. Pikërisht Bregu i Fildishtë u shfaq më kërkues në pjesën e parë, por u godit nga goli i Nusa në fund, teksa Haland shpërdoroi një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat.

Ekipi afrikan u hodh i tëri në sulm në fraksionin e dytë të lojës duke kërkuar me ngulm golin të cilin e gjeti me anë të Diallo. Por në minutat e fundit, kur afrikanët dukeshin plotësisht në kontroll, ishte Haland ai që u ktheu qetësinë “vikingëve” me golin e tij pas asistit perfekt të Bob.

Kështu, Norvegjia siguroi suksesin 2-1 dhe kaloi për herë të parë një ndeshje të fazës me eliminim direkt të Kupës së Botës.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Franca me themele të forta drejt trofeut, “shkel” edhe Suedinë! Kylian Mbappe ndjek “këmba këmbës” Messin

BREGU I FILDISHTË-NORVEGJI 1-2
74′ Diallo / 39′ Nusa, 86′ Haland

Goli i Nusa (VIDEO)

Rasti i humbur nga Haland (VIDEO)

Agbadu gjuan me kokë jashtë (VIDEO)

Goli i Diallo (VIDEO)

Goli i Haland (VIDEO)

Njuland shpëton portën (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us