Andre Teixeira i ka dhënë fund bashkëpunimit me klubin e Dinamos. Përmes postimit në rrjetet sociale, mbrojtësi brazilian ka publikuar vendimin për mbylljen e kapitullit me “blutë” e kryeqytetit.
“Dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë ndaj presidentit Adrian Bardhi për besimin dhe mbështetjen e tij gjatë gjithë këtij udhëtimi.
Të gjithë lojtarëve, trajnerëve, pjesës tjetër të stafit teknik dhe të gjithë atyre që janë pjesë e jetës së përditshme të klubit, faleminderit për momentet që ndamë. Faleminderit gjithashtu tifozëve që ishin pranë nesh dhe për mbështetjen që më dhatë.
Marrë me vete kujtimin e një viti të jashtëzakonshëm, të shënuar nga puna e palodhur dhe fitimi i dy trofeve, një arritje që do të mbetet përgjithmonë në karrierën time dhe në historinë e klubit.
I uroj Dinamo City shumë lumturi dhe suksese në të ardhmen. Jam i sigurt se ky klub do të vazhdojë të rritet dhe të arrijë gjëra të mëdha.
Faleminderit për gjithçka. Ishte një nder të isha pjesë e kësaj familjeje. Faleminderit”, ka shkruar Teixeira. 32-vjeçari iu bashkua Dinamos në verën e vitit 2025, ndërsa ka fituar me kryeqytetasit Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.
Për “blutë” dhe trajnerin Ilir Daja, ky largim pak ditë para ndeshjes me Astanën në Conference League, nuk është lajm i mirë, pasi kufizohen opsionet në prapavijë.





