Nga Cristiano Ronaldo, te “Fenomeni” brazilian e Eden Hazard! Armando Broja i tregon të “gjitha”

Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja, në një video të radhës për kanalin e klubit të Burnley, ka treguar përmes një pytësori të shkurtër disa “sekrete” në lidhje me fushën e blertë dhe jashtë saj. Broja iu bashkua ekipit të Burnley në verën e vitit 2025, ndërsa ende nuk e ka gjetur veten.

Shoku juaj më i mirë në futboll?

Do të thoja Sterling, Livramento, Colwill, Edward, Laurent.

Numri që ju mbani mend si futbollist?

Numri im i parë ishte 57, besojë! Mendojë se ky ishte numri që kam debutuar.

Lojtari më i mirë që keni luajtur së bashku?

Eden Hazard.

Nëse do ktheheshit mbrapa në histori, cili moment do rikujtonit?

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Protagonsit me kryeqytetasit e Superiores, 27-vjeçari njofton largimin nga ekipi

Momnetin kur Cristiano Ronaldo fitojë Kampionatin Europian me Portugalinë në 2016, por pa dëmtimin e tij në finalen e madhe.

Cili vend do të dëshironit të jetonit për 1 vit?

Në Florida, Tampa, specifikisht në këtë vend.

Lojtari që ju e keni idhull dhe ju ka ndihmuar të rriteni profesionalisht?

Ronaldo braziliani dhe Cristiano Ronaldo.

Kush mendoni se është më i mirë mes këtyre dyjve?

Do të zgjidhja Ronaldo brazilianin, por Cristiano Ronaldo është G.O.A.T-i im.

Lojtari që ka më shumë stilt te ekipi i Burnley?

Do të thoja për veten, Marcus Edëard, ndoshta edhe Lyle Foster.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us