Argjentina barazon rekord historik, Messi me shokë “kokë më kokë” me… Gjermaninë

Argjentina nuk arriti të mbrojë titullin botëror, duke u mposhtur në finale nga Spanja dhe duke e mbyllur turneun në vendin e dytë.

Për “Albiceleste”, kjo ishte hera e katërt në histori që e përfundon Kupën e Botës si nënkampione, pas edicioneve të 1930, 1990 dhe 2014, duke barazuar rekordin e Gjermanisë për më shumë finale të humbura.

Në krahun tjetër, Spanja kurorëzoi një rrugëtim pothuajse perfekt drejt titullit botëror. Skuadra e Luis de la Fuente pësoi vetëm një gol në tetë ndeshje, statistika më e mirë mbrojtëse e regjistruar ndonjëherë nga një ekip fitues i Kupës së Botës.

Pikërisht qëndrueshmëria në repartin defensiv u shndërrua në armën kryesore të “Furisë së Kuqe”, e cila fitoi trofeun e dytë botëror dhe hyri në histori me një rekord që nuk ishte arritur më parë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us