Skenari i ëndrrave për Spanjën, fituesja e Kupës së Botës gëzon privilegjin ta mbrojë këtë status brenda “shtëpisë” (ARSYEJA)

Spanja e mbylli në mënyrën më ekzemplare të mundshme kampionatin botëror, duke u shpallur edhe fituese në finalen e New York-ut përballë Argjentinës, 1-0.

Në këtë mënyrë, iberikët do t’i drejtohen turneut të ardhshëm të vitit 2030 me një status krejt të veçantë, pasi përpos faktit që gëzojnë edhe “pasaportën” e më të mirës së botës, do të jenë edhe vend pritës i kësaj ngjarje globale, që do të mbahet po në Spanjë si dhe në Portugali e Marok.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Botërorëve të mëparshëm dhe Spanja ka privilegjin më të madh të vazhdojë misionin e saj për të mbrojtur “kurorën”, brenda “shtëpisë”.

Lajme të tjera |  Rikthehet Armando Broja, sulmuesi i Shqipërisë e konfirmon në rrjetet sociale (POSTIMI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us