“Mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!”/ Rakipi pyet troç Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

Edmond Spaho, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se nuk aspiron për të marrë ndonjë post në qeverinë e kryeministrit Rama, me kritikat e ashpra që bën ndaj PD-së, siç ka ndodhur me Dash Sulën, apo Endri Shabanin. Në mënyrë metaforike ai u shpreh se do të pranonte vetëm postin e kryeministrit.

Spaho: Unë pranoj vetëm një detyrë, kryeministër.  Nuk kam patur dhe nuk do ta kem kurrë, të marr pushtet nga PS. Kam 35 vjet në PD, nuk dua të shkel mbi ato kontribute. A jam kritik me PD? Pafund, por për interestat e PD dhe jo për interesin tim personal.

Lajme të tjera |  Paketa e Maleve, Rama nga Thethi: S'ka anulim. Do të sqarojmë të gjitha të pavërtetat

Rakipi: Thonë njerëzit ky do ndonjë detyrë të rëndësishme, afrohet me televizionet afër Ramës. Unë jam okej në këtë histori, se ti do të flasësh. Pra të thotë Rama hajde ministër financash?

Edmond Spaho: As mos e imagjino. Në mënyrë metaforike thashë pranoj vetëm kryeministër, të ikë Rama dhe të vij unë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us