Lorent Tolaj është futbollisti më i ri i Bristol City. Sulmuesi 24-vjeçar vendosi që të largohej nga Plymouth, për të nisur një aventurë të re me klubin e Championship të Anglisë.
Me Bristol, Tolaj ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2030. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, klubi në fjalë ka shpenzuar 5 milionë euro.
Në sezonin që lamë pas, shqiptari bëri mjaft mirë në League One, liga e 3-të për nga rëndësi në Angli. Sulmuesi “bomber” ia doli që të shënonte 22 gola dhe të asistonte në 8 të tjerë.
Kujtojmë se Tolaj është aktivizuar me kombëtaren e moshave të Zvicrës, por ende nuk ka vendosur. Ai është ende në kohë, për të zgjedhur mes Shqipërisë dhe Kosovës.





