Nga “Zizou” me Francën te Gjermania e Klopp, Italia merr shembull nga rivalët (KANDIDATI)

Dy prej skuadrave kombëtare si Franca dhe Gjermania i kanë gjetur zëvendësuesit e trajnerëve të larguar si Didier Deschamps dhe Julian Nagelsmann. Ajo çfarë mungon është vetëm zyrtarizimi, por Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp do të jenë “timonierët” e rinj në pankinat përkatëse.

Së fundmi, edhe tek Italia duket se qëndron e njëjta strategji për rikthimin tek lavdia. Në ditët e fundit, Paolo Maldini dhe Leonardo kanë mbajtur takime në Spanjë me Pep Guardiolën, për t’i propozuar kërkesën e tyre për stolin e “Azzurrëve”.

Spanjolli është i vetëdijshëm për mundësinë konkrete dhe po merr kohën e nevojshme për të dhënë një përgjigje përfundimtare.

Në rast “PO”-je, Guardiola do t’i bashkohej një “kolonie” strategësh të mëdhenj në skenën ndërkombëtare, pasi në Europianin e vitit të ardhshëm do të konkurronte “kokë më kokë” me Zidanen dhe Kloppin, gjithnjë nëse Italia do të kualifikohet në Euro 2028.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us