DETAJET E REJA: Vrasja e Sinomatajt u planifikua që në tetor: Makina e vrasësve u vodh 3 muaj më parë në Shkodër

Makina tip “BMW” e përdorur nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati mbrëmjen e së dielës në Vlorë rezulton e vjedhur në Shkodër më 19 tetor të vitit 2023.

Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas verifikimit të numrit te shasisë së makinës, e cila pas ngjarjes u dogj nga autorët në lagjen 24 maji të qytetit të Vlorës.

Nga aty një tjetër mjet dyshohet se u erdhi në ndihmë vrasësve, për të cilët deri tani nuk ka asnjë gjurmë.

Ndërkohë targat e përdorura kanë rezultuar të dubluara në qytetin e Kamzës.

Mbi bazën e këtyre të dhënave grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja me snajper e 23-vjeçarit ka nisur të planifikohet kohë më parë.

Lajme të tjera |  Tragjedi tek Rana e Hedhun në Shëngjin: 4 shokë merren nga dallgët. Dy prej të rinjve ndërrojnë jetë, dy të tjerët në gjëndje të rëndë

Atentatorët, që policia thotë se kanë qenë 3, kanë parë me detaje zonën, me qëllim që të largohen pa u kapur nga policia dhe pa lënë gjurmë që mund të çonin në identifikimin e tyre.

Deri në këtë fazë policia dhe prokuroria konsideron me tepër vlerë për hetimin kamerat e sigurisë, përmes të cilave shpreson të identifikojë autorët, raporton Tv Klan.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us