RAPORTI/ KPT ‘nxin’ burgjet, pacientët e psikiatrisë s’marrin shërbime! Tepelena dhe Tirana ‘ngelin’

TIRANË– Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues (KPT) ka publikuar raportin e tij për vizitën e majit 2023 në Shqipëri. Objektivi kryesor i vizitës së KPT-së në Shqipëri në vitin 2023 ishte rishikimi i trajtimit dhe kushteve të paraburgimit të personave të mbajtur në paraburgim policor dhe në burgje. Në fokusin e vizitës ishte gjithashtu edhe situata e pacientëve psikiatrikë dhe e të burgosurve me çrregullime mendore.

Delegacioni i KPT-së shqyrtoi gjithashtu, për herë të parë në Shqipëri që nga viti 2000, trajtimin e të strehuarve me aftësi të kufizuara intelektuale në institucionet e kujdesit social. Gjetjet e vizitës së vitit 2023 sugjerojnë se, megjithëse tendenca pozitive e vërejtur gjatë vizitave më të fundit të KPT-së në Shqipëri për sa i përket trajtimit të personave të ndaluar nga policia duket se ruhet, kërkohet ende veprime të tjera plotësuese për të çrrënjosur keqtrajtimin nga ana e policisë.

Përsa i përket burgjeve, kushtet materiale në paraburgim mbetën përgjithësisht të kënaqshme në njësitë e zakonshme akomoduese në IEVP-të e Fierit dhe të Peqinit. Nga ana tjeter, ambientet e IEVP-së të Tepelenës ishin të lëna pas dore. Situata u rëndua nga fakti se një numër i të burgosurve po mbaheshin në ambjente me hapësirë shumë të kufizuar në momentin e vizitës, ku qelitë ofronin më pak se 3 m2 hapësirë banimi për person.

Për sa i përket ofrimit të kujdesit shëndetësor për të dënuarit, bëhen rekomandime, ndër të tjera për të përforcuar burimet e personelit shëndetësor në IEVP-të e Fierit dhe të Peqinit, për të mundësuar vizita të rregullta nga një psikiatër në shumicën e IEVP-vë të vizituara dhe për të përforcuar ofrimin e kujdesit psikologjik për të dënuarit. Në veçanti, nga vizita u zbulua se njësitë e kujdesit të veçantë (“SKV”) në IEVP-të e Fierit dhe të Peqinit, të cilat ishin të destinuara kryesisht për të dënuarit me çrregullime mendore, nuk përfitonin nga kujdesi i duhur psikiatrik dhe nuk ishin të pajisura me profesionistë të tjerë të kualifikuar, çka rezultoi se nuk qe realizuar asnjë aktivitet terapeutik apo profesional për pacientët.

Gjatë viteve, KPT-ja ka shprehur shqetësime të mëdha në lidhje me kushtet në paraburgim dhe trajtimin e të paraburgosurve ndaj të cilëve është vendosur ose një masë trajtimi i detyrueshëm i urdhëruar nga gjykata, sipas nenit 46 të Kodit Penal, ose vendosja e përkohshme në një institucion psikiatrik (neni 239 i Kodit të Procedurës Penale).

Lajme të tjera |  Parashikimi i Ramës: Berisha të dielën do shpallë fitoren, të hënën vjedhjen dhe të martën revolucion

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme të bëra në Spitalin e Burgut të Tiranës që nga vizita e mëparshme e KPT-së në vitin 2021, për shkak të strukturës së saj penitenciare, KPT-ja vazhdon të konsiderojë se kushtet e jetesës që u ofrohen pacientëve mbeten të papërshtatshme. Për sa i përket ambientit të përkohshëm në IEVP-në e Lezhës, ku strehohen pacientë psikiatrik meshkuj, të paraburgosur më herët në IEVP-në Zaharia në Krujë, mbipopullimi, mungesa e personelit mjekësor dhe terapeutik dhe ndërtesa e papërshtatshme do të kishin zhbërë pjesën më të madhe, për të mos thënë të gjithë, të çfarëdo kontributi pozitiv që mund të ishte bërë që nga transferimi në vitin 2021.

Lajme të tjera |  Partitë e kandidatët, mbi 1 milion dollarë sponsorizime

Më tej, KPT paralajmëroi se nëse numri i pacientëve të mbajtur në objektin e përkohshëm vazhdon të rritet, kushtet e jetesës mund të degradojnë lehtësisht aq sa të mund të konsiderohen trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues.

Delegacioni i KPT-së vizitoi Qendrat e Zhvillimit në Durrës dhe Shkodër. Ndërsa Qendra e Zhvillimit të Durrësit ishte në një gjendje riparimi të arsyeshme, Qendra e Shkodrës ishte në gjendje të keqe, me dëmtime të mëdha nga uji për shkak të rrjedhjes së tubave të banjës, duke rezultuar në mure të mbuluara pjesërisht me myk të gjelbër të ndezur dhe të zi. Mangësitë strukturore në të dyja qendrat, duke përfshirë numri i ulët i kujdestarëve dhe kushtet e vështira të jetesës (duke çuar në dhoma të përziera gjinore dhe vendosjen e të miturve së bashku me të rriturit) rezultuan në një nivel mbikëqyrjeje nga ana e personelit të papajtueshëm me shkallën e rëndë të aftësisë së kufizuar, si fizike ashtu edhe intelektuale, të disa prej banorëve dhe vigjilencën e nevojshme për të parandaluar dhunën. Në të dy institucionet ishin bërë përpjekje për të ruajtur një regjim me një program të strukturuar. Megjithatë, në të dyja qendrat ofroheshin një gamë e kufizuar aktivitetesh profesionale, rehabilituese dhe rekreative.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us