I riu humbi jetën pas tërmetit, rrëfehen të afërmit: Nipi ka qenë i sëmurë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Lushnje, ku një 20 vjeçar humbi jetën si pasojë e tërmetit që goditi vendin mesnatën mes së shtunës dhe së dielës.

Sipas të afërmve të viktimës, Daniel Rika, i riu ka qenë në gjumë, kur ka ndjerë tërmetin dhe me shpejtësi ka tentuar të dalë nga shtëpia e tij, duke u rrëzuar nëpër shkallët

Ata tregojnë se ai ka mbërritur i vdekur në spital, teksa rrëfejnë përpara kamerave se djali është trajtuar dhe për probleme të shëndetit mendor.

“Nipi ka qenë i sëmurë. Pas tërmetit është trembur, ka dalë dhe ka rënë nga shkallët. Më thanë që e mori ambulanca dhe e solli në spital.

Ka qenë i vdekur kur mbërriti këtu. Ka qenë i sëmurë. Ka qenë i shtruar në spital dhe më herët”, rrëfen një nga të afërmit e viktimës.

Lëkundje sizmike relativisht të forta janë regjistruar në disa qytete të Shqipërisë, mesnatën mes së shtunës dhe të dielës.

Lajme të tjera |  "Djali dhe vajza e Berishës kanë bërë namin!"/ Argita Malltezi i përgjigjet Baton Haxhiut: Vazhdo fol me zogjtë, do të shkosh në gjyq!

Sipas të dhënave të IGJEUM, lëkundja sizmike me magnitudë 4.2 Rihter u shënua në orën 00:16, teksa epiqendra e saj ishte në Shalëz të Elbasanit, rreth 3 km në perëndim të Cërrikut.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us